Sunday, June 29, 2008

Vidovdani - nacionalizmi mbi shtrembërim historie

Loja pa fitues
Vidovdani - nacionalizmi mbi shtrembërim historie

Më tepër se sa një shfaqje ekstreme e ndasisë nacionaliste, Kuvendi i Vidovdanit dëshmon për sfidën më të madhe që përballet Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare prezente. Është sfida e integrimit të komunitetit pakicë serb. Thirrja në histori ka shkaktuar shumë dhunë dhe luftëra në Ballkan.
Shkruan: Burim Ramadani
I
Mbi gjashtë shekuj më parë, popujt e Ballkanit përballeshin me një armik të përbashkët, të fuqishëm dhe në shtrirje e sipër. Mbi të gjitha, ishte i një feje tjetër dhe rrezikonte edhe në këtë aspekt të jetës shoqërore e shpirtërore. Në një situatë të tillë, autoktonë e të ardhur në Ballkan u bënë bashkë në një masë për t’iu kundërvënë një ushtrie të re e të fortë otomane. Një sllav serb vihet në krye të forcave të Ballkanit dhe mbase kjo ka qenë ‘Ballkaniada’ e parë e praktikuar. Por, pas humbjes së betejës afër Fushë Kosovës dhe rënies nën sundimin otoman, ballkanasit autoktonë dhe të ardhur vazhduan të jetojnë të ndarë nën një sistem të ri qeverisës për kohën dhe me aranzhmane të ndryshme në bazë të marrëveshjeje gjeneroze të Perandorisë Otomane për pjesë të ndryshme të territorit të kontrolluar. Gjatë viteve, dekadave dhe shekujve më pas, popujt e Ballkanit u zhvilluan kryesisht të ndarë, me interesa të ndryshme të kohës dhe elemente të përbashkëta të kulturës e të ushqimit. Mbi gjashtë shekuj më pas, Ballkani po lëngon nga plagët e një historie tejet të dhunshme, derisa stabiliteti i rajonit vëhet shpesh në pikëpyetje.
II
Me fillimin e fuqizimit të ndjenjës së përkatësisë kombëtare dhe kombit si fenomen modern (në një periudhë prej më pak se tre shekuj), ‘etërit e nacionalizmave’ iu kthyen momenteve të ndryshme të historisë. Si element i rëndësishëm, interpretimi i historisë ka ndikim të posaçëm. Sipas Renanit, një ndër faktorët thelbësor të formimit të kombit është edhe shtrembërimi i historisë së tij. Dhe, kjo në fakt është shfrytëzuar në mënyrë të fuqishme edhe shumë vjet më pas nga elitat nacionaliste të kombeve të ndryshme në Ballkan, derisa për fat të keq edhe në fund të dekadës së parë të shekullit njëzetenjë, elitat politike të kombit serb janë me shumicë të orientuar kah besimi në historinë e shtrembëruar. Sikurse thotë Gellneri, nacionalizmi kërkon të besosh fort në diçka që sheshit duket se nuk është ashtu. Në të vërtetë, kjo lidhje ekstreme e ndjenjën nacionaliste është parë të jetë kthyer në një ndër vështirësitë më serioze. Eric Hobsbaun thotë se ndër problemet politike shumë delikate janë lidhja me besnikërinë dhe identifikim të qytetarëve në raport me shtetin dhe sistemin e qeverisjes.
III
Marrëveshja e partive radikale serbe për të krijuar të ashtuquajturin Kuvendin e popullit serb në Kosovë ka dëshmuar fuqishëm edhe njëherë se deri në çfarë mase mund të arrijnë ndarjet etnike në Ballkanin e sotëm. Një trupë e tillë e themeluar jolegalisht dhe pa ndonjë efekt juridik në Kosovë, është më shqetësues për nga aspekti domethënës se sa ai legal. Ky Parlament u themelua në “festën” e Vidovdanit, duke dashur të dërgojë mesazhin e lashtësisë së kontrollit të një kombi mbi një territor dhe si të tillë edhe paprekshmërinë politike të primatit të atij kombi mbi atë territor. Pos që kjo nuk është aspak e argumentuar dhe është shtrembëruar, interpretimi i tillë i historisë ka shkaktuar dhunë, vrasje, luftë e dhembje në rajonin qendror të Ballkanit dhe sidomos midis shtetit serb dhe popullatës shqiptare të Kosovës. Edhe pas ndërhyrjes së palës së tretë (bashkësisë ndërkombëtare) gjendja emociale është treguar të jetë tejet e vështirë të ndryshohet, pavarësisht të mirave që sjell perspektiva evropiane e perëndimore. Sipas Ignatieffit, nacionalizmi ka qenë shpesh nje revoltë ndaj të qenit modern.
IV
Më tepër se sa një shfaqje ekstreme e ndasisë së shkaktuar nga nacionalizmi, themelii i Kuvendit të Vidovdanit dëshmon për sfidën më të madhe që përballet Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare prezente në Kosovë. Është sfida e integrimit të komunitetit pakicë serb në sistemin jurido-politik të Kosovës dhe në jetën e shoqërisë kosovare. Ky konstatim është bërë shumë shpesh gjatë këtyre nëntë vjetësh, porse asnjëherë nuk ka pasur ndonjë strategji të qartë, koncize dhe të realizueshme për integrimin e komunitetit serb të Kosovës. Në të vërtetë, pjesë të ndryshme të territorit të Kosovës kanë qenë dhe janë edhe më tutje jashtë kontrollit të autoritetit vendor dhe kjo është një prej atributeve kryesore që nuk ndihet dora e shtetit. Sfida dhe lëvizjet të tilla nga komuniteti serb i Kosovës dhe mos-aftësia e shtrirjes së qeverisjes mbi gjithë popullatën, është një prej faktorëve që tregojnë dështimin e një shteti. Konventa e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, 1933, ka përcaktuar katër kritere për të qenit shtet. Moskontrollimi i territorit rrezikon shtetin e ri të Kosovës edhe në këtë aspekt.

Botuar në "Zëri" më 30 qershor 2008, fq. 13.

Wednesday, June 25, 2008

EU mission completely dependant on adoption of Resolution, there is no plan B

Kosovo has made all the preparations to implement the new UNSC Resolution

EU mission completely dependant on adoption of Resolution, there is no plan B

The start of the transition period in Kosovo is waiting for the green light from a Resolution on Kosovo expected to be adopted at the Security Council. All the work so far by the locals and the internationals to prepare the infrastructure for the transfer of competencies has been based on this resolution. And if that fails, the EU Planning Team in Kosovo says that the result will be zero and that there is no plan B.

By Visar Fetaj, 12 June 2007, “Zëri”, Prishtina

If a new UNSC Resolution on Kosovo were to be adopted today the local and international institutions in Kosovo would be ready to start with the transition andtransfer of all the competences in the foreseen period of 120 days. Almost all the necessary preparations for this transition have been made, however, the exact time as to when this process will start is not yet clear, as it depends completely on the new resolution in New York. Even in the field of security, where according to the agreement, the future EU mission in Kosovo will maintain a part of competencies, almost all the responsibilities that will pass on from UNMIK to Kosovo institutions and to the future EU mission, have been defined. Based on the Ahtisaari proposal, the head of the EUPT for Kosovo, Casper Klynge says he is convinced that during the four months of transition, there will be nothing left unfinished in the process. However, all these preparations would fail if the Resolution is blocked in New York. “Our mission is completely dependant on theapproval of the Resolution at the UNSC in New York. On this issue, all the 27 EU member states have supported the Ahtisaari plan and they support a new resolution on Kosovo. We do not have a plan B and we expect and hope very much that in the end we will have a resolution. But what we would like the people of Kosovo to do is to focus more on the substance of this resolution and not on the time when it will be adopted, since you are very close to achieving the objective for which you have worked hard and waited for a long time,” said Casper Klynge for Zëri. Klynge said he is happy with the cooperation he has with the local authorities, including the Government, the opposition and the representatives of the non-majority communities in Kosovo, and according to him, they are all working hard to be ready for the transfer of competencies after the resolution.

Avni Arifi, advisor to Prime Minister Agim Çeku, who is also Government’s transition coordinator, measures success through the stage of their ongoingpreparations and the launch of the transition period. According to him, in some areas where the status does not pose a problem, the transition has already started – the implementation of the agreement, like humanitarian transport, civil administration, customs, etc and this is being done on daily basis. As part of thejoint efforts, Arifi says that they are in a good position too with regards to the implementation of the 18 priority laws that Ahtisaari has asked to implement in the 120 days after the resolution. Naim Maloku, another member of the Assembly Presidency, says that all the workof the Kosovo political and institutional factors is focused on the implementation of the obligations that derive from the Ahtisaari plan and that all of the work being done in Kosovo ‘corresponds’ with the adoption of the resolution, unchanged, as proposed by the US and EU. Maloku, who is also chairing the Assembly Security Committee, says that startingfrom the transfer of competencies in the area of security, adoption of law on police, law on intelligence service, on identification documents, passports and many other things, they are ready and they expect to implement them during the 120 transition days after the resolution. It is exactly because of this process, which will test local capacities to prepare and assume responsibilities, says Maloku, that there will be no summer holidays. He said that they have decided to shorten the time to review laws from two months into two or maximum four weeks. The European Union is almost ready to establish its civilian provisional mission inKosovo, and in this process too they will be supported by the US. It is expected that the deputy chief of the EU civilian mission in Kosovo will be an Americanlike it was the case with UNMIK. This mission is expected to have about 1,800 members, 1,400 of which will be police officers and most of them will not have executive positions, but will be sort of monitoring the KPS. There will be about 50 international judges and 20 prosecutors as part of the mission. Whereas the EU mission in the area of rule of law is expected to be led by the former KFORcommander French General Yves de Kermabon. He will have the authority toexercise executive powers about serious financial crimes, organized crime, warcrimes and other specific cases in the courts. International judges will deal withinterethnic cases in order to ensure impartial and fair decisions. And with this, says Casper Klynge, the goal is not to govern with Kosovo, because it will be governed by Kosovars themselves, but as he said ‘the goal is to guarantee that with the implementation of the document on Kosovo, everything moves properly so that there is no need for executive interventions by the internationals’. The local authorities will have all the competencies while the international community will look out and monitor only issues related to the implementation of the status settlement and basic human rights and rule of law principles,’ says Klynge. In brief, the EUPT chief says that there will no longer be international police commissioners in Kosovo and that the commissioner will be local and he will have all the responsibilities. During regular meetings they have had as part of the preparations for the transition period in the field of security, Naim Maloku claims to have raised it as an issue for the international police, that will serve as part of EU, to report to the Parliamentary Security Committee of the Assembly of Kosovo, in order for it not to remain a reserved competency as it has been so far with UNMIK. On this, Klynge confirmed that the future mission in Kosovo will inform the Kosovo institutions on any evidence it will have. “This is because the institutions and the people of Kosovo need to know what is happening and that the EU mission will be here to help improve mistakes in certain fields,” he said.

When it comes to security after the status, the Interior Ministry assesses that with the further transfer of competencies and with the implementation of Ahtisaari’s plan, the security sector in Kosovo will enter an even more advanced stage of its development. According to Burim Ramadani, political advisor to Interior Minister Blerim Kuçi, during and after the transition period, some new institutions that have not existed so far, will join the security mechanisms. To be more concrete, he says, it will be the Kosovo Security Force, namely the army and the Kosovo Intelligent Service. Both these two institutions have always proved the importance they have for a good functioning of the security sector. Klynge and Ramadani said that all the responsibility when it comes to creation and training of the future Kosovo Defense Force lies with NATO and its structures in Kosovo. NATO will continue to maintain overall security and control Kosovo borders. Based on the agreement deriving from the Ahtisaari proposal, Ramadani said that the KPS will completely pass on under the Interior Ministry and will develop further. “We believe and it is our vision that KPS will become one of the best police services not only in the region but also in Europe,” said Ramadani adding that this structure will be supported by the EU police mission. Regarding the Kosovo Intelligence Service, Ramadani said that its establishment will start right after the adoption of the resolution, while its functionality will be reached, as he said, in a longer period of time. “We cannot expect this agency to become functional or take over broader responsibilities right after its put together, so we expect the agency to be in the process of establishment at the first two or three years,” he said.

As a commander of KPS force, General Sheremet Ahmeti is convinced that the structure he is leading is now capable of assuming all the responsibilities to provide security in Kosovo. General Ahmeti too sees the future EU presence in Kosovo as helpful, saying he expects them to have more a monitoring and advising role and not an executive one. “I have known General Kermabon since the time when he was at the helm of KFOR command in Kosovo and we have had very good cooperation during his mission in Kosovo. He is well acquainted with the security situation and circumstances in Kosovo and he will be welcomed,” said the KPS chief.

www.eupt-kosovo.eu/new/euptmedia/docs/eng/Klynge_interview_to_Zeri%2520_2.pdf+burim+ramadani&hl=en&ct=clnk&cd=13

Sunday, June 22, 2008

Çka i mungon Planit të Ahtisarit?

Loja pa fitues
Çka i mungon Planit të Ahtisarit?
Për të instaluar vlerën e qeverisjes së mirë dhe rritjen e standardit në Kosovë, Ahtisari është dashur të thoshte shprehimisht se: “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka të drejtë t’i shkarkojë dhe dënojë arbitrarisht të gjithë ata që bashkëpunojnë apo nuk luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin…reketi është i dënueshëm maksimalisht…asnjë përqind nuk jepet për tendere…mësimdhënësve nuk u kthehet dinjiteti me darka politike…”
Shkruan: Burim Ramadani
I
Sikur Plani i shkruar nga kryendërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, të adresonte edhe çështjet që kanë të bëjnë me standardin jetësor në Kosovë dhe mentalitetin qeverisës, padyshim se kjo do të paraqiste një pikë kthese drejt të ardhmes. Lehtësia e miratimit dhe përkushtimi i zbatimit të dispozitave të përcaktuara në Planin e Ahtisaarit tashmë katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë me të vërtetë shpresëdhënëse. Deputetët e pavarësisë madje as nuk kanë lexuar të paktën për vete ligjet e kaluara me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe kjo tregon për besimin e tyre të palëkundshëm në përmbajtjen e mirë të ligjeve. Angazhimet e qeverisë në mos-shkeljen e parimeve dhe normave të përcaktuara me Planin e Ahtisarit dhe prezenca e misionit evropiano-perëndimor për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre normave tregon po ashtu për një rrugë të nisur me ngulm. Porse, në këtë Plan, mungon një pjesë tejet e rëndësishme: parimet dhe normat se si duhet mirë-qeverisur dhe përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës. Këto është dashur të jenë kushtëzim për pavarësinë.
II
Sikur Plani i Ahtisarit të merrej me krimin e organizuar dhe korrupsionin, sigurisht se deri më tash Kosova do të jepte të paktën shenjat e para të vendosmërisë për të luftuar në këtë drejtim. Presidenti Ahtisari është dashur që të fuste në Planin e tij disa norma që thonë shprehimisht se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka fuqinë të shkarkojë dhe t’i dënojë arbitrarisht të gjithë ata që bashkëpunojnë dhe nuk luftojnë krimin e organizuar në rritje të frikshme në Kosovë, sikurse edhe ata që nuk mund të jetojnë pa korrupsion, hajni dhe haraç. Plani i Ahtisarit do të duhej të përcaktonte qartë se nuk lejohet të kërkohet dhe as të jepet asnjë për qind për tenderet në Kosovë. Kjo do të parandalonte rritjen e përqindjes bazike për fitimit e tendereve që nga 10 për qind është ngritur në 15 për qind vetëm brenda këtyre katër muajve. Rritja e përqindjes bazike që duhet dhënë në institucionet e Kosovës për të fituar tenderet mund të dëgjohet çdo ditë nga bizneset konkuruese, të cilat ofrojnë mallrat apo shërbimet që kërkohen në tender. Kjo nuk është vetëm kthim prapa, por është ecje e shpejtë mbrapsht.
III
Sikur Plani i Ahtisarit të merrej me arsimin në Kosovë, sigurisht se një numër i madh i reformave do të kishin filluar deri më tash. Në të njëjtën kohë, do të kishte filluar përmirësimi i kushteve të mësimdhënësve, kushte këto të cilat vazhdojnë të jenë pandryshueshmërisht të katandisura si është më së keqi. Dinjiteti i mësimdhënësve është shkelur më herët, por tash e tëra është duke u rrokullisur në humnerë. Ahtisari në Planin e tij është dashur të thoshte qartë dhe shprehimisht se mësimdhënësit nuk kanë nevojë për darka politike, për fjalime emocionale dhe premtime të pashterrshme, por që ato mjete të harxhohen në përmirësimin e kushteve të tyre dhe pse jo edhe në shpërblimin modest të punës së tyre në aktivitetet e shpeshta kulturore që mbajnë me nxënës. Mësimdhënësit janë shtresa më e mjerë e shoqërisë kosovare bashkë me shumicën e familjeve të dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, famijet në skamje ekstreme dhe punëtorët e administratës. Në kohën e rritjes enorme të çmimeve dhe nevojave të reja krahas teknologjisë së re, këto shtresa janë në gjendjen më të rëndë dhe po shkojnë kah rrënimi.
IV
Sikur Plani i Ahtisarit të merrej edhe me gjendjen ekonomike në Kosovë, atëherë do të mund të flisnim për një perspektivë të re drejt ardhmërisë së sigurt të brezave të rinj. Thjesht, Plani i Ahtisarit është dashur të thoshte shprehimisht se në Kosovë nuk guxon të lejohet që të ketë rritje të çmimeve të bukës dhe mallrave tjera ushqimore, as rritje të naftës, apo të shërbimeve. Ahtisari është dashur të përcaktonte edhe nivelin e lartë të investimeve që duhet patjetër të bëhen në Kosovë dhe të jepte mundësinë përfaqësuesi ndërkombëtar të dënojë ata që nuk kryejnë punën e vet në nxitjen e investitorëve të huaj në Kosovë, investime këto që janë të domosdoshme.
E tërë kjo e thënë më lartë, sigurisht se nuk është demokratike dhe as në përputhje me vlerat e qeverisjes dhe tregut të lirë. Por, fatkeqësisht kjo duket se ka qenë mënyra e vetme për të shtyrë vendim-marrësit kosovarë të luftojnë dukuritë që po i zënë frymën të ardhmes së Kosovës dhe që të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Përndryshe, këto nuk po duket se do të ndodhin së shpejti. Ndoshta, sikur pavarësia e Kosovës të kushtëzohej nga ky aspekt, jeta këtu do të bëhej e mundshme.
Botuar në "Zëri" më 23 qershor 2008, fq. 15.

Tuesday, June 17, 2008

SHIK-u legal vetëm për PDK-në

Përfundimi i “misionit” të SHIK-ut nuk u ka dhënë fund dyshimeve rreth tij

SHIK-u legal vetëm për PDK-në

“Ne edhe në raportin për gjendjen e sigurisë, që e kemi bërë vitin e kaluar, e kemi thënë qartë se SHIK-u është organizatë ilegale. Ne si MPB asnjëherë nuk kemi marrë raporte prej tyre”, ka thënë Burim Ramadani, ish-këshilltar në MPB


Shkruar nga: Zija Miftari
Botuar më 17 qershor 2008, në Koha Ditore, fq. 5.


Prishtinë, 16 qershor – Paraqitja e parë publike vetëm dy ditë më parë dhe ulja të dielën në mesin e ministrave në ceremoninë zyrtare të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, nuk ia hequr Kadri Veselit dhe Shërbimit Infomativ të Kosovës etiketën e të qenit shërbim ilegal e partiak të vënë nga disa subjekte politike në Kosovë.
Më të zëshmit në këto cilësime janë zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i të cilit subjekt politik në disa raste kishte akuzuar në media SHIK-un për veprimtari kriminale.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar ta mbrojë dhe të këmbëngulë në legalitetin e SHIK-ut, mirëpo pa dhënë hollësi për formën e financimit e as të veprimit të këtij shërbimi.
Kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka thënë në një paraqitje të tij publike se kjo organizatë ka qenë legale dhe aktive e punës dhe partneritetit institucional vendor dhe ndërkombëtar.
Veseli e kishte bërë këtë deklaratë të shtunën në hapje të edicionit të lajmeve të televizionit publik, kur edhe ka shpallur përfundimin e misionit të SHIK-ut.
“Parlamenti i Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka aprovuar ligjin për krijimin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Duke u bazuar në këtë ligjshmëri kushtetuese, që nga data 15 qershor 2008, Shërbimi Informativ i Kosovës shpall të mbyllur misionin e vet historik dhe shtet-formues dhe fton të gjithë qytetarët e Kosovës në përkrahje të plotë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës”, ka thënë Veseli.

Maloku: Për qeveritë e kaluara, SHIK-u ka qenë ilegal

Mirëpo, anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, që vjen nga AAK-ja, Naim Maloku, thotë për SHIK-un se ka qenë vetëm në shërbim të PDK-së.
“Të gjithë e dinë se është shërbim partiak, i ka shërbyer PDK-së”, thotë Maloku.
Ai pohon se do t’ia dinte për nder PDK-së nëse do të dilte në opinion dhe të njoftonte se e ka shuar SHIK-un për të ulur tensionet politike në vend.
Ndërkaq, kolegia e Malokut në Kuvendin e Kosovës, deputetja Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, i mohon konstatimet e zyrtarit të AAK-së.
Sipas saj, SHIK-u është më i vjetër se shumë parti në Kosovë dhe ka punuar në shërbim të Kosovës.
“Absolutisht nuk është e vërtetë se SHIK-u i ka shërbyer PDK-së”, ka thënë Çitaku. Ajo shton se SHIK-u ka qenë organizatë legale së cilës i është ditur adresa.
“SHIK-u ka qenë legal dhe ka pasur partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Çitaku.
Si Maloku ashtu edhe zyrtarë të kabinetit të kaluar qeveritar mohojnë të kenë pasur ndonjë bashkëpunim me këtë shërbim.
“Në dy mandatet si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, asnjëherë nuk kam parë ndonjë raport të SHIK-ut, apo ndonjë dokument se është financuar nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Maloku.
Për t’u siguruar, Maloku i kishte telefonuar të mërkurën edhe ish-kryeministrit Bajram Kosumi për ta pyetur nëse ai dinte për lidhjet e institucioneve me SHIK-un.
“Edhe ish-kryeministri Kosumi më ka thënë sot se gjatë kohës sa ka qenë në krye të ekzekutivit kosovar, SHIK-ut nuk është financuar nga buxheti”, ka thënë Maloku.

Ramadani: Ku ishte SHIK-u në mars 2004 dhe shkurt 2007

Lidhjet zyrtare me SHIK-un i mohon edhe Burim Ramadani, ish-këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e kaluar, Blerim Kuçi.
“Ne edhe në raportin për gjendjen e sigurisë, që e kemi bërë vitin e kaluar, e kemi thënë qartë se SHIK-u është organizatë ilegale. Ne si MPB asnjëherë nuk kemi marrë raporte prej tyre”, ka thënë Ramadani.
Ai është i bindur se po të kishte kanalizuar SHIK-u informacionet tek institucionet kosovare, nuk do të kishin ndodhur ngjarjet e marsit 2004 dhe ato të shkurtit të vitit 2007.
“Nuk po them se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në këto ngjarje, por besoj se kanë qenë të informuar. Ata nuk i kanë kanalizuar tek institucionet këto informata dhe për këtë arsye konsideroj se SHIK-u ka qenë organizatë ilegale, jolegjitime dhe joprofesionale”, ka vlerësuar Ramadani.
Edhe në Shërbimin Policor të Kosovës mohon të ketë pasur ndonjëherë bashkëpunim me SHIK-un.
“SHPK-ja nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim me SHIK-un”, ka thënë Veton Elshani, zëdhënës i policisë.

Monday, June 16, 2008

Katandisja e realitetit

Loja pa fitues
Katandisja e realitetit
Katër temat më të rëndësishme të këtyre ditëve sigurisht se kanë shpjegime të ndyrshme, emocionale dhe pragmatike. Stadi i ri në të cilin ka hyrë vendi, letra e Ban Ki-Munit, Kushtetuta e Kosovës dhe shuarja e SHIK-ut meritojnë analizë të ftohtë dhe të qartë. Të tërat së bashku apo veç e veç paraqesin gjendje të rëndë të Kosovës
Shkruan: Burim Ramadani
I
Kosova ka hyrë në një stad të ri. Tashmë ka sovranitetin, Kushtetutën, simbolet, himnin, ligjet dhe miqtë ndërkombëtarë prezent në Kosovë. Kanë mbetur edhe disa aspekte për t’u zhvilluar si në demokraci, marrdhëniet ndër-etnike, marrëdhëniet rajonale, në ekonomi, arsim, tregti, bujqësi, kulturë, art e sport dhe vendi do të bëhet shumë shpejtë i barabartë në familjen e madhe të demokracive botërore. Ky është formulimi më optimist i mundshëm në përshkrimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Në fakt, këtë lloj formulimi e dëgjojmë gati për çdo ditë. Porse, dorën në zemër përshkrimi i gjendjes në Kosovë është pothuaj plotësisht i kundërt bazuar në gjendjen reale në terren. Vërtetë Kosova ka himnin dhe simbolet e veta, por këto janë ndoshta të vetmet që do të mund të përfaqësojnë Kosovën e re. Përndyshe, të gjitha elementet tjera janë qoftë të cunguara, qoftë të pamundshme apo edhe të dështuara. Duke u nisur nga sovraniteti, Kushtetuta e deri te sporti, formulimi tjetër mund të përshkruajë një gjendje të hidhur, të pafuqi dhe peng e shkeljes së vullnetit kosovaro-Perëndimor.
II
Komentet e para të letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, drejtuar Shkelqësisë së Kosovës dhe Presidentit të Republikës së Serbisë u dhanë nga vetë shefi administrativ i OKB-së. Ki-Mun tha se letra e tij nuk kënaq asnjërën palë (as Kosovën, as Serbinë) dhe si e tillë është më pak e dënueshme. Kjo fjali paraqet gjendjen reale në terren dhe kjo gjendje ka të bëjë me faktin se Serbia edhe më tutje ka mbetur faktor relevant në çështjen e Kosovës dhe të ardhmes së Kosovës. Një lloj latent i bashkë-qeverisjes që OKB-ja i ofron Serbisë në zonat e banuara nga popullata serbe në Kosovë shkel me të dyja këmbët vullnetin e përbashkët të Kosovës dhe demokracive Perëndimore për funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Në anën tjetër, Kosova sipas letrës së Ban Ki-Munit nuk është faktori kryesor që duhet konsultuar në vendime të tilla të mëdha siç është prezenca e bashkësisë ndërkombëtare në një shtet Sovran. Kjo tregon një dështim të Kosovës: mungesa e lobimit për njohje ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës. Nëse vendi do të njihej nga shumë shtete, letra e Ki-Munit do të kishte sigurisht përmbajtje tjetër.
III
Kushtetuta e Kosovës e draftuar nga Martti Ahtisaari dhe e përpunuar nga kosovarët ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme. Porse, që në ditët e para Kosova përballet nga sfida vërtetë të rënda sa i përket mundësisë dhe fuqisë së implementimit të saj të plotë, ashtu sikurse kërkojnë së implementuari të gjitha Kushtetutat e shkruara e të pashkruara të vendeve nëpër botë. Edhe optimisti më i madh i Kosovës (që mund të shihet jo rrallë në media) nuk ka sesi të mbrojë qëndrimin se Kushtetuta e Kosovës është e plotfuqishme, e paprekshme dhe si e tillë e implementueshme. Zhvillimet e fundit kanë shkelur disa pjesë të rëndësishme dhe esenciale të Kushtetutës, sikurse është hapësira që Serbisë i lejohet sa i përket gjashtë fushave të qeverisjes në ‘zonat e banuara me serbë’. Nëse kështu thotë Kushtetuta e Kosovës, kjo është diçka tjetër. Por, për aq sa është publike, kjo nuk është e sanksionuar me Kushtetutë. Prandaj, (sa për ironizimin e situatës edhe më shumë të konfuzuar) ndoshta do të duhej ndërrimi/ndryshimi i Kushtetutës apo pjesëve të saj në mënyrë që kjo elitë politikë kosovare të mos gjykohet pas pak kohe apo vjetësh për shkelje të Kushtetutës.
IV
Kadri Veseli me ton emocional të stilit të reportëve të luftës bëri të ditur mbylljen e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim i cili sipas tij ka qenë legal dhe legjitim. Të dyja definimet janë të pasakta në rastin e SHIK-ut. Ky lloj Shërbimi plotësisht jotransparent dhe i frikshëm për opinionin nuk ka qenë as legal dhe nuk ka pasur as legjitimitet në Kosovën e pasluftës. Nuk mund të thuhet njëjtë për kohën e paraluftës, për shkak se ajo pjesë e historisë së këtij shërbimi është çështje edhe më e turbullt dhe e diskutueshme. Për herë të parë në televizion, Veseli me të drejtë ka qenë i emocionuar dhe kjo u vu re qartësisht nga vetë zëri i tij. Sidoqoftë, një shërbim që i ndihmon një partie të vetme nuk i është dashur dhe nuk i duhet Kosovës. SHIK-u mbi të gjitha nuk ka qenë as profesional. Vendit i është dashur qysh moti një Shërbim me karakter nacional, i cili do të ndihmonte shumë Kosovën për të shmangur të paktën dy ndodhi të tmerrshme pas luftës: ngjarjet e marsit 2004 dhe 10 shkurtin e vitit 2007. Në të dyja rastet, kanë pësuar jetët e qytetarëve të Kosovës dhe po të kishte një Shërbim profesional, këto nuk do të ndodhnin.
Botuar në "Zëri" më 16 qershor 2008, fq. 15

Sunday, June 8, 2008

Nëntë vjetët e Kosovës

Loja pa fitues
Nëntë vjetët e Kosovës
Për nëntë vjet, Kosova ka ecur ngadalë, disa herë u rrëzua, derisa lëndimet kanë varijuar nga më të lehtat deri më seriozet. Sidoqoftë, caku është arritur. Tashmë politikat duhet drejtuar kah rritja e njohjes së shtetit të Kosovës, qartësimit të pozicioneve vendorë-ndërkombëtarë, përmirësimi i marrëdhënieve ndër-etnike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe zbutja e varfërisë, si dhe integrimet evro-atlantike
Shkruan: Burim Ramadani
I
Këtë javë bëhen nëntë vjet prej se nga Kosova u larguan forcat dhe administrata e Serbisë, që ndodhi pas rreth një dekade rezistencë paqësore, luftës çlirimtare dhe intervenimit ajror të NATO-s. Për nëntë vjet, Kosova u rindërtua, zhvillua, eci para dhe prapa, u katandis nga tensionet e larta ndër-etnike, si dhe u bë shtet i pavarur i njohur nga një pjesë e rëndësishme e fuqive botërore. Për nëntë vjet, Kosova ka ecur ngadalë, disa herë u rrëzua, derisa lëndimet kanë varijuar nga më të lehtat deri më seriozet. Sidoqoftë, caku është arritur. Pavarësia e Kosovës u bë realitet në shkurt të këtij viti, katër muaj para kujtimit të nëntë vjetorit të përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës. Lufta për arritjen në këtë cak ka qenë disadekadëshe, synim ky që pasoi pas shumë përpjekjesh të dështuara për të bërë Kosovën pjesë të shtetit amë që prej fillimit të shekullit të njëzetë. E tërë periudha nëntë vjetëshe mund të ndahet në tri faza të rëndësishme që kanë kaluar, derisa faza e katërt është ajo e tashmja.
II
Kthimi i gjendjes normale për jetesë elementare në Kosovë ka qenë faza e parë e këtij nëntëvjeçari, fazë kjo që nuk ka qenë aspak e lehtë. Sikurse të gjitha proceset e rindërtimit, edhe rindërtimi i jetës në Kosovë ka qenë proces i kushtueshëm, i ngadalshëm dhe i vështirë. Porse, Kosova në atë kohë ende mbahej nga motivi i lirisë dhe i solidaritetit midis njerëze. Kjo në fakt ishte vazhdimi i fundit i nivelit të solidarizimit që kishte ngjarë në Kosovë gjatë periudhës së pushtimit të egër të Millosheviqit, ku shqiptarët u mobilizuan në bazë të gjakut, solidaritetit dhe synimit për kundërshtim të okupimit nga armiku i përbashkët. Kështu vazhdoi për një kohë të shkurtër pas përfundimit të luftës, kur arsimtarët, mjekët dhe shtresa tjera të shoqërisë punonin në mënyrë të njëjtë pothuaj vullnetare, sikurse kishte ndodhur edhe para luftës. Shuma të mëdha të të hollave të derdhura nga mërgimtarët i dhanë një infuzion të fuqishëm Kosovës, për të mos ndjerë mjerimit që kishte kapluar në të vërtetë ekonominë vendore.
III
Kalimi në fazën e tretë mund të shënohet me formimin e institucioneve të Kosovës, përkatësisht qeverisë qendrore në vitin 2002. Të gjithëve u kujtohet sigurisht vështirësia e arritjes së marrëveshjes për atë qeveri. Kjo në fakt ishte gjendja reale në Kosovë. Asgjë nuk mund të arrihej me lehtësi, sepse ndërkohë kishim dëgjuar fjalë urrejtjeje ndërmjet grupeve, njerëz ishin rrahur e kërcënuar me jetë për mendimet e veta, figura politike u vranë, ndodhën atentate e çka jo. Kjo ka qenë periudhë e rëndë për jetën politike në Kosovë, sikurse që i rëndë ishte edhe tejkalimi i kësaj katandisje. Për rreth katër-pesë vjetët e mëpasme, megjithë zigzaget që ndodhën, jeta politike arriti të përmirësohet dhe dallimet ishin bërë të ngushta midis partive politike. Në këtë kohë, filloi procesi i definimit të statusit të Kosovës, si periudhë që tregoi pjekurinë e politikës dhe institucioneve kosovare për të ecur para. Gjatë këtij procesi, institucionet dhe shoqëria u fokusan në status, duke prioritizuar elementet që mundësuan pavarësimin e vendit.
IV
Kosova e pavarur tashmë ka nevojë për politika të reja në drejtime të ndryshme. Faza e katërt e këtij nëntëvjeçari ka filluar me shpalljen e pavarësisë, njohjen e saj nga vende të fuqishme (megjithëse jo të kënaqshme në numër) dhe drejtimin drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndër-etnike. Në fakt, poltiika kosovare tashmë duhet të përkushtohet në të paktën gjashtë drejtimet kryesore. Së pari, rritjen e numrit të shtetit që njohin sovranitetin e Kosovës, për t’i mundësuar vendit ecjen e sigurt drejt anëtarësimit në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. Së dyti, definimi i pozicionit të vendorëve karshi misioneve ndërkombëtare dhe anasjelltas. Së treti, përmirësimi i marrëdhënieve ndër-etnike për të siguruar stabilitet politik. Së katërti, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka arritur nivele të frikshme. Së pesti, përmirësimi i ekonimisë dhe gjendjes së tmerrshme të varfërisë dhe papunësisë. Dhe, së gjashti, puna në integrimet rajonale dhe evro-atlantike, si aspiratë e patjetërsueshme e popullit të Kosovës.
Botuar në "Zëri" më 9 qershor 2008, fq. 13.

Sunday, June 1, 2008

Arsimi – rruga drejt Perëndimit

Loja pa fitues

Arsimi – rruga drejt Perëndimit
Kosova ka nevojë mbi të gjitha të ketë sistem të qëndrueshëm arsimor dhe të drejtuar kah bashkëkohorja. Intensifikimi i reformave do të thotë përshpejtim në ecjen tonë përpara. Porse, është pothuaj e pamundshme ngritja e nivelit arsimor, pa ngritjen e nivelit të jetesës së mësimdhënësve në këtë kohë të varfërisë ekstreme dhe rritjes së pandalshme të çmimeve. Ndërkohë, UP-ja po dëshmon çdo ditë e më shumë luftë bërrylash në bazë të interesave të ngushta
Shkruan: Burim Ramadani
I
Itinerari i angazhimeve të përditshme të shoqërisë kosovare duhet të ketë një hapësirë shumë të gjerë për arsimin, përkatësisht ngritjen e përbashkët të nivelit të përgjithshëm në sistemin arsimor. Tashmë pak kohë para se të festohet nëntë vjetori i çlirimit të Kosovës, një prej shtresave më të prekura është ajo që përfaqësohet nga mësimdhënësit. Kjo shtresë është e prekur jo vetëm në aspektin material, por po ashtu edhe nga humbja e dinjitetit të një misionari të përkrahur për të ngritur brezat e rinj. Gjendja akuale nuk është më e mira as në aspektin infrastrukturor, sikurse edhe në nivelin e mësimdhënies që ofrohet. Kjo e fundit, për fat të keq, ka shkaktuar deri më tash dëme në sistemin arsimor, duke mos arritur të veçohet mësimdhënësi punëtor nga ai që krejt që bën është marrja e rrogës. Porse, e tërë kjo mund të tejkalohet me veprime dhe politika të mençura, direkte dhe pa standarde të duplifikuara. Të gjitha nivelet e arsimit kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit drejt reformës së domosdoshme me qëllime të ecjes para. Kjo në fakt është mënyra e vetme më e mirë e punës sonë për të zënë hapin në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe drejt Perëndimit si koncept, familje dhe standard.
II
Intensifikimi i veprimeve reformuese në sistemin arsimor të Kosovës do të thotë përshpejtim i ecjes sonë drejt sistemit bashkëkohor evropiano-perëndimor të arsimit. Kosova ka nevojë mbi të gjitha të ketë sistem të qëndrueshëm arsimor dhe të drejtuar kah bashkëkohorja, duke arritur që të ngris gradualisht nivelin e nxënies së dijes dhe informatave barabartë me atë në Perëndim. Nga pesimistët kjo duhet në një formë apo tjetër si një mision i pumundur dhe për këtë ata japin arsye e faktorë të ndryshëm duke filluar nga mungesa e motivit deri te ndikimi i madh negativ i sundimit të gjatë para vitit 1999. Optimistët në anën tjetër bazohen në përkushtimin e shqiptarëve të Kosovës për të mbajtur gjallë sistemin arsimor edhe gjatë kohës së okupimit të tmerrshëm të Serbisë para rreth një dekade. Porse, nevojat e ndryshimeve dhe reformës në shekullin e ri janë të dukshme dhe si të tilla ato duhet të zhvillohen pavarësisht ndonjë reagimi të mundshëm. Reformat janë të pritshme dhe nuk duhet braktisur për asnjë çmim. Asnjëri nga përgjegjësit në të gjitha nivelet nuk duhet as të ndihen të lënë pa mbështetje në këtë proces me interes vital dinjitetin e shtetit dhe të gjeneratave të reja.
III
Investimi në ndërrim mentaliteti në mësimdhënie dhe mësmnxënie është pika kyçe e tërë punës në zhvillimin e përgjithshëm të sistemit arsimor të lodhur për shkaqe të ndryshme. Arsimi parauniversitar është pjesë shumë e rëndëishme për të ndikuar në përgatitjen e brezave të ardhshëm që do të duhej të paraqesin aftësitë e përfituara edhe në nivelet tjera. Sidoqoftë, duhet qenë real për të qartësuar dhe pranuar parakushtet kryesore që duhet përmbushur gjatë rrugës drejt zhvillimin bashkëkohor të sistemit arsimor. Parakushtet për të shpejtuar hapin në reformimet e domosdoshme, patjetër se kanë të bëjnë me nivelin e mbështetjes që i jepet arsimit dhe mirëqenies sociale të punëtorëve arsimorë. Rastet e rënda të jetesës që përfaqësojnë mësimdhënësit në Kosovë padyshim se do të duhej të jenë në prioritet të punës institucionale nëse qëllimi përfundimtar lidhet me zhvillim. Pra, është pothuaj e pamundshme ngritja e nivelit arsimor, pa ngritjen e nivelit të jetesës së mësimdhënësve në këtë kohë të varfërisë ekstreme dhe rritjes së pandalshme të çmimeve. Rikthimi i dinjitetit të mësimdhënësit qoftë në Prishtinë e qoftë në Jezerc, Jabllanicë, Dumnicë apo Rezallë është fuqia më e madhe që mund t’i ipet reformës.
IV
Interesimi më i madh i punës drejt reformës së fuqishme duhet të jetë në arsimin e lartë dhe kryesisht në universitetin publik të Prishtinës, i cili edhe më tutje nuk ka arritur të ngre kokën nga rëra në të cilën ka prekur që para dhe pas përfundimit të luftës në Kosovës. Edhe në vitin 2008 nuk është parë ndonjë hap shpresëdhënës dhe ndryshues në funksionalitetin e Universitetit të Prishtinës, por përkundrazi deri më tash kemi parë luftë bërrylash të drejtuar kah interesat e ngushta. Kërkimi shkencor dhe Institutet akademike tashmë as nuk po përmenden. Vetëm rasti i asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë është tregues reflektues mbi nivelin e katandisjes së interesave brenda Universitetit të Prishtinës, pa hyrë këtu në analizën rreth asaj se kush ka të drejtë e kush po godet në gjunjë të vet. Reforma në arsimin e lartë duhet t’i jep hapësirën dhe mundësinë një numri të madh të të rinjve të shkolluar brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë dëshmuar integritet personal shkencor në kontributin e tyre për ngritjen e mendimit akademik mbi çështje të ndryshme teorike dhe praktike. UP-ja dhe Kosova ka nevojë për sjelljen e përvojave nga më të mirat të punës akademike bashkëkohore.
Botuar në "Zëri" më 2 qershor 2008, fq. 11.