Loja pa fitues
Katandisja e realitetit
Katër temat më të rëndësishme të këtyre ditëve sigurisht se kanë shpjegime të ndyrshme, emocionale dhe pragmatike. Stadi i ri në të cilin ka hyrë vendi, letra e Ban Ki-Munit, Kushtetuta e Kosovës dhe shuarja e SHIK-ut meritojnë analizë të ftohtë dhe të qartë. Të tërat së bashku apo veç e veç paraqesin gjendje të rëndë të Kosovës
Shkruan: Burim Ramadani
I
Kosova ka hyrë në një stad të ri. Tashmë ka sovranitetin, Kushtetutën, simbolet, himnin, ligjet dhe miqtë ndërkombëtarë prezent në Kosovë. Kanë mbetur edhe disa aspekte për t’u zhvilluar si në demokraci, marrdhëniet ndër-etnike, marrëdhëniet rajonale, në ekonomi, arsim, tregti, bujqësi, kulturë, art e sport dhe vendi do të bëhet shumë shpejtë i barabartë në familjen e madhe të demokracive botërore. Ky është formulimi më optimist i mundshëm në përshkrimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Në fakt, këtë lloj formulimi e dëgjojmë gati për çdo ditë. Porse, dorën në zemër përshkrimi i gjendjes në Kosovë është pothuaj plotësisht i kundërt bazuar në gjendjen reale në terren. Vërtetë Kosova ka himnin dhe simbolet e veta, por këto janë ndoshta të vetmet që do të mund të përfaqësojnë Kosovën e re. Përndyshe, të gjitha elementet tjera janë qoftë të cunguara, qoftë të pamundshme apo edhe të dështuara. Duke u nisur nga sovraniteti, Kushtetuta e deri te sporti, formulimi tjetër mund të përshkruajë një gjendje të hidhur, të pafuqi dhe peng e shkeljes së vullnetit kosovaro-Perëndimor.

II
Komentet e para të letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, drejtuar Shkelqësisë së Kosovës dhe Presidentit të Republikës së Serbisë u dhanë nga vetë shefi administrativ i OKB-së. Ki-Mun tha se letra e tij nuk kënaq asnjërën palë (as Kosovën, as Serbinë) dhe si e tillë është më pak e dënueshme. Kjo fjali paraqet gjendjen reale në terren dhe kjo gjendje ka të bëjë me faktin se Serbia edhe më tutje ka mbetur faktor relevant në çështjen e Kosovës dhe të ardhmes së Kosovës. Një lloj latent i bashkë-qeverisjes që OKB-ja i ofron Serbisë në zonat e banuara nga popullata serbe në Kosovë shkel me të dyja këmbët vullnetin e përbashkët të Kosovës dhe demokracive Perëndimore për funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Në anën tjetër, Kosova sipas letrës së Ban Ki-Munit nuk është faktori kryesor që duhet konsultuar në vendime të tilla të mëdha siç është prezenca e bashkësisë ndërkombëtare në një shtet Sovran. Kjo tregon një dështim të Kosovës: mungesa e lobimit për njohje ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës. Nëse vendi do të njihej nga shumë shtete, letra e Ki-Munit do të kishte sigurisht përmbajtje tjetër.

III
Kushtetuta e Kosovës e draftuar nga Martti Ahtisaari dhe e përpunuar nga kosovarët ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme. Porse, që në ditët e para Kosova përballet nga sfida vërtetë të rënda sa i përket mundësisë dhe fuqisë së implementimit të saj të plotë, ashtu sikurse kërkojnë së implementuari të gjitha Kushtetutat e shkruara e të pashkruara të vendeve nëpër botë. Edhe optimisti më i madh i Kosovës (që mund të shihet jo rrallë në media) nuk ka sesi të mbrojë qëndrimin se Kushtetuta e Kosovës është e plotfuqishme, e paprekshme dhe si e tillë e implementueshme. Zhvillimet e fundit kanë shkelur disa pjesë të rëndësishme dhe esenciale të Kushtetutës, sikurse është hapësira që Serbisë i lejohet sa i përket gjashtë fushave të qeverisjes në ‘zonat e banuara me serbë’. Nëse kështu thotë Kushtetuta e Kosovës, kjo është diçka tjetër. Por, për aq sa është publike, kjo nuk është e sanksionuar me Kushtetutë. Prandaj, (sa për ironizimin e situatës edhe më shumë të konfuzuar) ndoshta do të duhej ndërrimi/ndryshimi i Kushtetutës apo pjesëve të saj në mënyrë që kjo elitë politikë kosovare të mos gjykohet pas pak kohe apo vjetësh për shkelje të Kushtetutës.

IV
Kadri Veseli me ton emocional të stilit të reportëve të luftës bëri të ditur mbylljen e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim i cili sipas tij ka qenë legal dhe legjitim. Të dyja definimet janë të pasakta në rastin e SHIK-ut. Ky lloj Shërbimi plotësisht jotransparent dhe i frikshëm për opinionin nuk ka qenë as legal dhe nuk ka pasur as legjitimitet në Kosovën e pasluftës. Nuk mund të thuhet njëjtë për kohën e paraluftës, për shkak se ajo pjesë e historisë së këtij shërbimi është çështje edhe më e turbullt dhe e diskutueshme. Për herë të parë në televizion, Veseli me të drejtë ka qenë i emocionuar dhe kjo u vu re qartësisht nga vetë zëri i tij. Sidoqoftë, një shërbim që i ndihmon një partie të vetme nuk i është dashur dhe nuk i duhet Kosovës. SHIK-u mbi të gjitha nuk ka qenë as profesional. Vendit i është dashur qysh moti një Shërbim me karakter nacional, i cili do të ndihmonte shumë Kosovën për të shmangur të paktën dy ndodhi të tmerrshme pas luftës: ngjarjet e marsit 2004 dhe 10 shkurtin e vitit 2007. Në të dyja rastet, kanë pësuar jetët e qytetarëve të Kosovës dhe po të kishte një Shërbim profesional, këto nuk do të ndodhnin.

Botuar në "Zëri" më 16 qershor 2008, fq. 15
No comments:
Post a Comment