Loja pa fitues
Viktimat e OKB-së
Shtatori që po vjen do të jetë muaj i rëndësishëm për Kosovën, duke e lidhur përsëri me OKB-në e padobishme dhe palëvizshme. E tërë kjo që po ndodh të paktën për dhjetë vjet, dëshmon se sistemi ndërkombëtar nën OKB-në nuk funksionon pa qenë fleksibil dhe pa ndryshime. Popujt nga Kosova, Serbia, Gjeorgjia, Abhazia, Osetia Jugore, Azerbejxhani e Nagorno Karabaku janë viktimat e OKB-së
Shkruan: Burim Ramadani
I
Sistemi ndërkombëtar nën Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka kohë që ka treguar elemente që nuk mund t’i mbijetojnë ndryshimit të hovshëm të realitetit ndërkombëtar. Të ballafaquar me dallime të mëdha konceptuale dhe orientuese, vendet e fuqishme në sistemin ndërkombëtar kanë drejtuar disa herë tytat e pushkëve drejt njëri-tjetrit dhe aleatëve të tyre, si element kërcënues i politikave të tyre të jashtme dhe nacionale. Shprehja publike e fuqisë së shteteve kryesore të planetit ka dëmtuar jo rrallë marrëdhëniet në rajone nga më të ndryshmet të botës, duke i ndarë kryesisht në dysh vendet e vogla që i bashkëngjiteshit njërit apo tjetrit shtet të fortë e të madh. Kështu kishte ndodhur pothuaj që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila kohë më pas u quajt si Lufta e Ftohtë. Por, me përfundimin e Luftës së Ftohtë në fillim të viteteve të 1990-ta, një tjetër situatë jo e volitshme doli në sipërfaqe: ajo e luftrave etnike dhe shpartallimit të shteteve multi-etnike. Kryesisht të gjitha këto vende që u kapluan nga tmerri, kalonin kështu edhe tranzicionin nga sistemi i helmuar komunist.
II
Shpërthimi i dhunës dhe luftrave etnike në rajone të ndryshme të botës, gjeti OKB-në në pozicion të palëvizshëm dhe, në fakt, të padobishëm. Dhuna dhe gjendocidi në ish-Jugosllavi, ish-BRRS, Afrikë e gjetiu vunë në pah se OKB-ja është një strukturë e pafuqishme për t’u organizuar në kryerjen e misionit të vet parësor, atë të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë. Ndërlidhja dhe intervenimi i fuqive të mëdha në pjesë të ndryshme të globit ku dhuna ishte bërë mjeti kryesor i politikave nacionale, duhej të bëhej pothauj secilën herë pa i respektuar procedurat dhe politikat e OKB-së. Kjo gjë shkaktoi një ndarje edhe më të thellë midis superfuqive dhe aleatëve të vegjël të tyre, sikuse që ishte rasti i Kosovës në rajonin e trazuar nga dhuna etnike e ish-Jugosllavisë së pabarabartë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në rajone tjera të botës, sikurse janë rajonet seperatiste të Gjeorgjisë – Abhazia dhe Osetia Jugore, rajoni i shpërthyeshëm i Azerbejxhanit – Nagorno Karabaku, apo edhe rajoni i Moldavisë – Trandnistria. Në të gjitha këto raste, kemi nga katër aktorë: shtetin, seperatistët, Rusinë dhe SHBA-të.
III
Situata e luftës së tashme në Gjeorgji është një produkt i drejtpërdrejtë i mosfunksionimit të sistemit ndërkombëtar nën OKB-në. Gjeorgjianët, që kam pasur rastin t’i takoj në nivele të ndryshme, më kanë lënë përshtypjen e të qenit trima dhe shumë fisnikë. Për më tepër, rreth 99 për qind e tyre janë pro NATO-s dhe janë orientuar kah demokracia dhe vlerat bashkëkohore Perëndimore të të drejtave të njeriut dhe lirisë. Detyrimi i një shtetit të vogël si Gjeorgjia të futet në luftë edhe me Federatën Ruse për të mbrojtur inegritetin dhe sistemin e vet demokratik është një sinjal se OKB-ja duhet të lëviz. Kjo organizatë duhet të qartësojë kahjen e vet (bashkë me të gjitha vendet anëtare brenda), nëse është duke shkuar kah demokracia apo të kthehet kah sistemet e kaluara të cilat asnjëherë deri më tash nuk janë të treguar të suksesshme dhe të vlefshme. Edhe në konfliktet midis e Gjeorgjisë dhe Rusisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë, Kosovës dhe Serbisë, por edhe në të ardhshmet, OKB-ja duhet të luajë rol pozitiv ose të tërhiqet fare. OKB-ja tashmë ka edhe një shans për Kosovën – shansin për të stabilizuar vendin dhe rajonin.
IV
Shtatori që po vjen sigurisht se do të jetë një muaj i nxehtë dhe i rëndësishëm për Kosovën, duke u lidhur përsëri këtu me OKB-në. Pavarësia e Kosovës mund të kthehet prapa, por ajo që është rrezik të ndodh ka të bëjë me bllokimin e mëtutjeshëm të Kosovës sa i përket aspektit multi-lateral ndërkombëtar. Kosova fatkeqësisht nuk ka arritur ende të ketë numër të duhur të njohjeve ndërkombëtare. Arsyet mund të jenë të shumta, por ndër më kryesoret duket të jetë një entuziazëm vërtetë i tepruar i lidershipit vendor të tipit se “shtetet po bëjnë garë kush të njeh i pari Kosovën e pavarur” apo edhe se “lobuesit jashtë Qeverisë janë më të interesuar për para sesa për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”. Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë shtatorit do të mund të jetë një pikë vendimtare për të ardhmen e afërt të Kosovës. Ky sesion do të mund të shfrytëzohej nga Kosova për përmbyllur njëherë e mirë dilemat e vendeve tjera rreth njohjes së shtetit të Kosovës. Por, duket se këtë sesion do të mund ta shfrytëzojë Serbia për të rritur në masë të madhe këto dilema. Kosova duhet të përgatitet vërtetë shumë për këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Konstatimet nuk mjaftojnë.
Botuar në “Zëri” më 11 gusht 2008, fq. 9.

No comments:
Post a Comment